Analisti Skënder Minxhozi ka qenë i ftuar në “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News, ku fillimisht foli për rastin e publikuar së fundmi në lidhje me shit-blerjen e votës.
Ai tha se ky fenomen është i përjetshëm në Shqipëri. Ai tha se sjelle të tilla duhet të dënohen me ligj.
“Vota e blerë, votimi familjar, janë fenomen të përjetshme në Shqipëri. Këto raste që kapen janë tregues i një fenomeni shumë të gjerë.
Është një sjellje ekstra politike, e cila është e dënuar me ligj. Në Shqipëri rëndomtë nuk është burgosur njeri që shet votën. Kjo është kthyer në kulturë në vendin tonë.
Krimi ndaj votës, në retorike konsiderohet i rëndë, në praktikë konsiderohet një shkelje si gjobë makine” tha Minxhozi.
Në lidhje me qytetarin, i cili me këtë gjes shet të ardhmen e tij, Minxhozi tha se natyrisht që ky fenomen fillon nga qytetari, por kjo vjen edhe nga lodhje me elitën politike.
Analisti po ashtu shtoi se shumë zona në vendin tonë e shohin fushatën si një mundësi të artë për të kapur naj thes miell, ose naj lek, për shkak të varfërisë së tejskajshme.
“Këtu fenomeni është më i thellë, natyrisht fillon me vetë qytetarin, i cili duhet t’i japë vlerë votës, por vazhdojnë tek lodhja me elitën në politikën.
Ka një vetëdije, e cila pa e eliminuar fare përgjegjësinë fillestare, është ky lloj përjetimi që si t’ia njërit si t’ia jap tjetrit nuk do të ketë ndryshim.
Pastaj ne e dimë që varfëria në vendin e tonë është shumë e përhapur, aq sa ka zona që fushatën politike e shohin si mundësi të artë për të kap naj thes miell apo edhe ndonjë lek. Nuk e anashkaloi përgjegjësinë personale” shtoi analisti.
Sa i përket reagimit të Yuri Kim, Minxhozi u shpreh se kjo puën shërohet vetëm duke u goditur rëndë dhe jo me deklarata.
“Kjo punë shërohet vetëm duke goditur rëndë kundravajtje. Njerëzit dënohen me burg nëse e bëjnë këtë gjë. Ne duhet të kishin mijëra të penalizuar në këto 30 vite, që të krijohet një frymë tjetër dhe t’i jepet vlerë votës.
Këtu shit-blerja e votës që do të vazhdojë përjetësisht” përfundoi ai.r.t/abcnews.al