Rasti i rrallë në SHBA, luanesha vret babain e 3 këlyshëve të saj

schedule20:10 - 22 Tetor, 2018

schedule 20:10 - 22 Tetor, 2018

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një kopësht zoologjik në SHBA. Një luaneshë ka vrarë partnerin e saj, me të cilin kishte 3 këlyshë. Kompania që menaxhonte kopshtin zoologjik shprehet e tronditur nga ngjarja.

Një luaneshë ka vrarë babanë e tre këlyshëve të saj në një kopsht zoologjik në SHBA, thonë zyrtarët. Zuri, 12 vjeç, sulmoi 10-vjeçarin Nyack dhe stafi në kopështin Zoologjik të Indianapolis në Shtetet e Bashkuara nuk mundi t’i ndajë. Luani vdiq nga mbytja. Ata kishin jetuar në të njëjtin vend për tetë vjet dhe kishin bërë tre këlyshë së bashku në vitin 2015. Në një publikim në Facebook kopështi zoologjik tha se stafi do të bënte një “shqyrtim të plotë” për të provuar se çfarë ndodhi.

“Nyack ishte një luan i mrekullueshëm dhe ai do të na mungojë shumë”, theksohet në deklaratë.

Stafi tha se ata ishin alarmuar nga “disa zhurma të pazakonta ” që erdhi vendqëndrimi I kafshëve. Luanesha mbante Luanin nga qafa, dhe pavarësisht nga përpjekjet për t’i ndarë, Zuri vazhdoi të mbante partnerin e saj derisa ai ndaloi së lëvizuri.

“Nuk ka pasur kurrë ndonjë agresion të dukshëm mes të dyve”, vijon deklarata. Ndërkohë, nënvizohet se nuk ka asnjë plan për të ndryshuar mënyrën e menaxhimit të luanëve në kopshtin zoologjik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!