Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 71 raste të reja me koronavirus. Prej këtyre rasteve, një u regjistrua në Bulqizë. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për mjekun e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor në këtë njësi vendore.
Si pasojë, është bërë dezinfektimi i qendrës dhe po bëhet hetimi epidemiologjik.
Dyshohet se mjeku është infektuar në Tiranë gjatë fundjavës. Nuk janë marrë ende tamponët e familjarëve dhe personave të kontaktit , pritet që të merren nesër.
Rastet e tjera pozitive janë konfirmuar: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Kamëz, Fier.
Po ashtu, brenda 24 orëve, për fat të keq humbën jetën tre 3 qytetarë. Mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin Infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10 /abcnews.al/