Një rast i ri është konfirmuar këtë të dielë në Durrës duke e çuar në 10 numrin e përgjithshëm të infektuarve në këtë qytet.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se rasti i ri i konfirmuar në qytetin bregdetar është një rast kontakti me të infektuarit e mëparshëm.
LEXO EDHE: Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 14 raste të reja sot
Ndërkohë një ditë më parë në Durrës është konfirmuar pozitiv për herë të dytë një mjek infeksionit, që ishte dhe kontakt me rastin e parë të infektuarës me koronavirus në këtë qytet.
Mjeku është nisur një ditë më parë me urgjencë drejt Infektivit për një mjekim më të specializuar. /abcnews.al