Rasti i parë në botë: Qeni rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

schedule14:50 - 28 Shkurt, 2020

schedule 14:50 - 28 Shkurt, 2020

Një qen i rracës Pomeranian ka rezultuar i prekur nga koronavirusi pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19.

Sipas Departamentit të Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit, mostrat e testuara të qenit rezultuan pozitive me koronavirus, mirëpo kafsha nuk është në gjendje të rëndë.

Qeni u mor këtë të mërkurë nga shtëpia e pronares së tij, 60-vjeçares Yvonne Chow Hau Yee, e cila është izoluar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit shkruan Metro.

Qeni do të mbahet në qendrën e karantinës për 14 ditë. Testet e përsëritura do të bëhen derisa qeni të pastrohet nga virusi.

“Do të monitorohet nga afër dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse ai me të vërtetë ka virusin ose nëse kjo është rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit”- tha departamenti AFDC.

AFCD nuk ka ende prova që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!