Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, nga radhët e BDI-se, Artan Grubi, së fundi u fut në Listë të Zezë të SHBA-së për korrupsion. Kjo bëri që të dorëhiqet nga politika.
Analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se ishin amerikanët të cilën që vunë në lëvizje autoritetet dhe që më pas zhvillimet dhe hetimet sollën vendimin e futjes së Grupit në listën e zezë të SHBA.
“Nëse e shohim pozitivisht këtë tërheqje të drejtësisë si valët e detit që perparojnë gjithnjë e më shumë- me ndtë ketë një përparim të drejtësisë në hetime të tjera më të forta, përkundrejt zotit Berisha, të paprekshmëve të tjerë. Kësisoj mund t I jepet besueshmëri proceseve të tjera. Ekspertët që rrinë në katin më të lartë të SPAK, apo regjisorët virtualë- nëse përfytyrojmë që ka determinizëm në organet e drejtësisë e mendojnë kështu se për të fituar besueshmëri ndoshta do të duhet më shumë maturi. Mund të jetë ky një shkak përse kemi këtë vetëpërmbajtje të organeve të drejtësisë”, tha ai, duke shtuar: “Kur shkon puna tek Maqedonia e Veriut që është para nesh, duhet pasur parasysh se krerët e shtetit që linin detyrën shkonin në shtëpitë e tyre dhe nuk ishin më të pranishëm në jetën publike. Gruevski u detyrua që të ikte, në një ikje të turpshme. Gruevski është ende sot i pranishëm me një fraksion të rëndësishëm në qeverinë e Mickovskit. Këtu ndërlidhemi te çështja Grubi. Grubi u penalizua, prej amerikanëve që u vunë në lëvizje, përpara se të vepronte drejtësia maqedone sepse sipas tyre tentoi që Miallkovin ta lironte nga akuzat nëpërmjet parashkrimit të tyre në mënyrë të tillë që me kthimin e një pjese të figurave të tjera të kishte përçarje brenda VMRO – së forcuar të Mickovskit. Mund të ketë ndikuar në këtë terheqje të drejtësisë edhe Berisha po luan me shantazh të fuqishëm, për të krijuar një fabul të ngjashme me telashet juridike të Trump para ardhjes në pushtet, por dhe Rama në njëfarë mënyrë po tallet me rikrijimin e opozitës me një kryetar si Berisha…PS me gjithë goditjet që merr nga sistemi i drejtësisë do që t’i japë vetes komoditetin me një opozitë si kjo”, tha më tej Nazarko.
/abcnews.al/