Lajmet e fundit që vijnë nga fronti i luftës bëjnë me dije se ukrainasit kanë vrarë gjeniun e raketave ruse.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi u shpreh për ‘360 gradë’ se kjo ngjarje mund të dëmtojë pak Rusinë dhe Ukraina tregoi që mund të vrasë persona të tillë.
“ Shërbimet inteligjente ukrainase kanë potencial shumë të madh brenda Rusisë, e kanë treguar dhe herë të tjera. Në raste të tilla është vrasje e drejtë sepse është një luftë. Unë mendoj që mund ta dëmtojë pak Rusinë, për Ukrainën është më shumë simbolike për të treguar që mund të vrasë persona të tillë. Ka vrarë dhe persona të tjerë brenda Rusisë, Daria Dukin, funksionarë në krye të institucioneve ruse në Ukrainë. Ka miliona ukrainas që jetojnë brenda Rusisë dhe ka shume të tjerë që janë kundër Putin. Potenciali i Ukrainës për të bërë dëme brenda Rusisë është shumë i madh. Nuk besoj se do ndikojë në ndonjë gjë shumë të madhe.”
Kapiten Artur Meçollari u shpreh se të gjithë janë objektivë në luftë se goditja e shkencëtarit është dëmtim i kapaciteteve.
“ Të gjithë anëtarët e forcave të armatosura janë objektiva të ligjshme në luftë, përvec atyre që kanë status të mbrojtur objektiva ose njerëz klerikët, mjekët, infermierët, ambulance, spitale, kulte fetare,robërit. Goditja e shkencëtarit është dëmtim i kapaciteteve. Në një luftë të gjatë, dëmtimi i kapaciteteve lidhet ose me dëmtim të infrastrukturës ose të personave kyç ose të goditjes së komandim- kontrollit. Dëmi që do sjelli nuk është i jashtëzakonshëm. Shkencëtarët kanë programe mbrojtëse.” / abcnews.al


