Rastet po bien, Alimehmeti në Abc Live: Momenti të rishikohen masat

schedule11:53 - 18 Shkurt, 2022

schedule 11:53 - 18 Shkurt, 2022

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë se vendi ynë ndodhet në fazën ku heqja e masave anti-Covid mund të konsiderohet.

Në një intervistë për “ABC Live” Alimehmeti argumenton mendimin duke thënë se kurba e infektimeve në Shqipëri është në rënie dhe se kjo është një shenjë që tregon se masat anti-Covid duhen rishqyrtuar.

Ilir Alimehmeti: Kurba ka qenë në rënie prej disa javësh. Më 23 janar patëm pikun e shtrimeve spitalore.  Sot kemi rënë nën shifrën 100 të shtruar në spital. Tendenca e trajaktores është në rënie. Presim që kjo rënie të vazhdojë. Në Shqipëri koeficienti “r” i kurbës  në 1 shkurt ishte 0.55, numri më i ulët në historikun e vendit tonë. Koeficiente  është në rënie, qartësisht jemi në momentin që mund të mbështetet heqja e masave.  Megjithatë, ka  ende pacientë të shtruar në spital. Ne na shqetëson edhe një i vetëm që humb jetën./abcnews.al/

 https://youtu.be/efESDyxLXV4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!