“Rastet me Omicron në Shqipëri janë pafund”, mjekja: Ka një shtim gradual ditor

schedule08:50 - 13 Janar, 2022

schedule 08:50 - 13 Janar, 2022

Mjekja e familjes, në Qendrën Shëndetësore nr. 3, Tiranë, Bruna Shiroka ka deklaruar se rastet me Omicron në Shqipëri janë shtuar shumë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se që nga data 4 janar në zonën që ajo mbulon janë 72 pacientë aktiv.

Sipas Shirokës, pacientët ndiqen nga 10 deri në 12 ditë sepse për fat të mirë shenjat zgjasin në harkun kohor të pak ditëve.

Nuk di të them sa raste kemi, janë pafund, ka një shtim gradual ditor në harkun kohor që prej datës 4 që vjen kemi nisur punën në këtë vit kalendarik. Unë vetëm në zonën time si mjeke familjesh, që mbuloj një zonë prej 3 mijë banorësh, kam 72 pacientë aktiv, pra që nga dita e parë në datën 4 dhe në vijim që vijojnë të ndiqen. Mesatarisht, pacientët ndiqen nga 10 deri në 12 ditë sepse për fat të mirë shenjat në këtë valë infektimesh nga Omicroni zgjasin në harkun kohor të pak ditëve dhe për fat të mirë po ashtu në pacient që janë vaksinuar. Këtë nuk e them për mbështetjen e vaksinës se kjo është e padiskutueshme”, u shpreh ajo./abcnews.al