Rastet korruptive në Kosovë, Duriqi: Asnjë reagim nga Kurti, nuk do të tregojë dobësi

schedule18:23 - 13 Janar, 2023

schedule 18:23 - 13 Janar, 2023

Një hulumtim i Insajder i nxitur nga një denoncim publik ka zbuluar se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet të jetë përfshirë në korrupsion. Insajder ka nxjerrë audio-incizimet që dëshmojnë përfshirjen e zv.ministrit në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht mundet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”, thotë zv.ministri  Almir Veliji duke folur me një person, emër I njohur nga redaksia e Insajder. Zëvendësministri Veliji, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh. Insajder I ka dorëzuar audio-incizimet edhe në policinë e Kosovës. Policia ka thënë se është në  fazën fillestare të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Vetë zv.ministri Almir Velijit, ka reaguar duke thënë se nuk ka marrë ryshfet.

Për të folur për këtë rast korruptiv në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc News të gazetares Linda Karadaku, ishte kryeredaktori i Insajder, Visar Duriqi.

Ai tha se rasti i zv.ministrit Veliji nuk është i vetmi, pasi për korrupsion dhe mos deklarim të ardhurash po hetohet edhe ambasadori Berishaj si dhe një ministre e qeverisë Kurti.

Ai tha se pavarësisht raportimeve në media, nuk ka ende asnjë reagim nga qeveria Kurti, pasi ai nuk do të shfaqë dobësi.

I pyetur nga gazetarja Karadaku se a ndikojnë politikisht këto skandale, Duriqi tha jo, pasi ka ende militantë të vetëvendosjes që besojnë se Kurti nuk mban persona të korruptuar në qeveri.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Bëhet fjalë për një zv.ministër në qeverinë Kurti, e cila ka ardhur në pushtet me një premtim kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar. Ju keni bërë një investigim. Nga audiopërgjimi duket qartë se bëhet fjalë për dhënie parash. Mesa kuptoj rasti i Velijit nuk është rast i veçuar, ka patur dhe një rast të mëparshëm ku ai është akuzuar për çështje ryshfeti, por nuk është marrë ndonjë vendim ndaj tij?

Duriqi: Kjo është hera e parë që ai përmendet për ryshfet. Për rastin e p[arë nuk dimë nëse kanë nisur hetimet, ndërsa për rastin e dytë kanë nisur hetimet. Nuk e kuptojmë si zoti Kurti e mban në qeveri.

Karadaku: Nuk ka reagim? Si e shpjegon ti këtë?

Duriqi: Mendoj që një prej gjëra që mendoj unë. Kemi një hipokrizi nga ana e qeverisë. Rasti i velejit nuk është i vetmi, kemi dhe rastin e Ambasadorit Berishaj, pasi ka transkaksione që janë dhënë, aty janë marrë para.

Karadaku: Ajo që pritej në këtë rast është që minimumi të ketë një reagim?

Duriqi: Ne kemi patur dhe raste të tjera që janë raportuar në Kosovë ku kanë dalë persona që kanë kërkuar lekë për të dhënë firma. Qasja e qeverisë Kurti për të mos marrë masa është goxha standarde. Mendoj se Kurti nuk do të japë shenja të dobësisë para mediave. Kurti nuk do të dalë para mediave që pas raportimit shkarkohet dikush.

Karadaku: Përveç zv.ministri Veliji, kemi rastin e ambasadorit Berishaj, rastin e ministres për mos deklarim pasurie. Raste si këto e dëmtojnë në opinionin publik edhe pse nuk merren masa?

Duriqi: Jo dhe aq shumë në kuptimin e votuesve. Pasi disa prej votuesve besojnë verbërisht atë Albin Kurtit që thotë nuk do të toleroj njerëz të korruptuar në qeveri.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!