Rastet e reja në Korçë personel shëndetësor, infektohet edhe infermierja e burgut të Fierit

schedule10:51 - 27 Qershor, 2020

schedule 10:51 - 27 Qershor, 2020

Në Korçë janë konfirmuar sot 3 raste të reja me Covid-19. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një mjeke dhe dy infermierë në spitalin e Korçës.

Dyshohet e ata janë infektuar nga një 80 vjeçare e cila rezultoi pozitive me virusin disa ditë më parë, teksa ishte e shtruar në QSUT dhe më pas është dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Korçës.

Dje në Korçë u raportuan 5 të infektuar, të cilët ishin familjarët e të moshuarës.

Ndërkaq, edhe në Fier u konfirmuar sot një rast me koronavirus. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë sërish për personel shëndetësor . një infermiere në burgun e Fierit ka rezultuar pozitive. Dyshohet se kjo e fundit ta ketë marrë virusin në Tiranë, pasi disa ditë më parë ka qenë në kryeqytet tek e bija , e cila gjithashtu rezultoi e prekur nga virusi.

LEXO EDHE: 61 të prekur, 2 të vdekur: Ditë e “zezë” prej koronavirusit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 61 raste të reja, ndërsa dy pacientë te spitali Infektiv kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!