Rastet e diskutueshme në Laç, Albano Janku vë pikat mbi “i”

schedule23:41 - 11 Nëntor, 2019

schedule 23:41 - 11 Nëntor, 2019

Laçi-Kukësi kishte disa raste të dyshimta dhe specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News tha: “Ka tre momente te Laçi-Kukësi. I pari kur vendasit pretendojnë për penallti. Pas një shpejtësie të madhe të sulmuesit kryesor të Laçit, fillimisht thashë se është vendim i drejtë.

Lojtari mbrojtës i ekipit të Kukësit ka një lëvizje dhe ndërhyrje mbi sulmuesin. Them se ka faull. Është momenti i diskutueshëm. Është nga ato faullet që vendoset me VAR. Të dy po luftojnë për topin. Kur  pashë ‘live’ thashë që bëri mirë që e vazhdoi lojën”.

“Momenti tjetër është penalltia e dhënë. Teqja e pati dorën hapur dhe e gënjen arbitrin. Kur e sheh disa herë vihet re që topi shkon në shpatull dhe duhet të vazhdonte loja. Në dinamikën e lojës është shumë e vështirë. Nuk është ndikuar arbitri nga mosdhënia e penalltisë së parë. Ka edhe një moment tjetër në fundin e pjesës së parë. Kotobelli prek topin me dorë, por distanca është e afërt, plus dora është në pozicion natyral”, tha Janku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!