Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rast unikal i Europës dhe të sistemeve të drejtësisë”, Rama: Akti, cënim i pushtetit ekzekutiv

schedule12:53 - 21 Nëntor, 2025

schedule 12:53 - 21 Nëntor, 2025

Një rast unikal e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, vendimin e GJKKO për pezullimin e zv.kryeminstres, Belinda Balluku.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, Rama tha se akti i GJKKO është cënim i drejtpërdrejtë i një pushteti tjetër të pavarur, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

“Ky është një rast unikal në historinë e europës dhe trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit ku s ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë një anëtar qeverie.

Por nëse kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënim i drejtpërdrejtë i një pushteti tjetër të pavarur, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe kuvendit, zgjedhja jonë është strategjikja si gjithmonë.

Për të ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht. Nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti me asnjë arbitraritet dhe as do angazhohemi me një betejë politike dhe strategjike me drejtësinë.

Do ruajmë pavarësinë e gjyqësorit, do respektojmë pa kushte vendimin dhe kërkojmë në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të drejtsisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situata flagrante për të cillën drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.” tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!