Rast me Covid-19 te PSG, fantazisti latin nis menjëherë karantinën

schedule09:14 - 4 Janar, 2021

schedule 09:14 - 4 Janar, 2021

Vit i ri dhe raste të reja me Covid-19 në futboll. I fundit që është prekur nga koronavirusi është Rafinha, mesfushori ofensiv i PSG.

Kampionët e Francës lajmëruan se 27-vjeçari ka rezultuar pozitiv në testet e kryera pas rikthimit nga pushimet e fundvitit.

 

Gjatë një ndeshje me PSG

PSG nuk e zbuloi emrin, por RMC Sport dhe Le Parisien raportojnë se ai është Rafinha. Lojtari latin është futur menjëherë në karantinë.

PSG ka nisur punën nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, i cili do të debutojë si trajner i ekipit kryeqytetas në takimin e së mërkurës ndaj St Etienne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!