Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç thotë se Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën, pas marrëveshjes së arritur në Ohër.
Rashiç u shpreh se pika e dytë e marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmend njohjen e dokumenteve dhe kjo sipas tij, është njohje e Kosovës, shkruan Danas.
“Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka.Si ka mundësi që ju i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? , si quhet, nëse jo njohje”, theksoi ai.
I pyetur se çfarë mund të bëjë Beogradi në lidhje me hyrjen e Republikës së Kosovës në OKB, Rashiç beson se askush nuk do ta pyesë Serbinë nëse ajo pajtohet me të./abcnews.al