Raporton Tim Judah: Jeta e ukrainasve nën bombat ruse

schedule11:50 - 7 Mars, 2022

schedule 11:50 - 7 Mars, 2022

Tim Judah – The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në pamje të parë, bodrumi i spitalit të fëmijëve Ohmatdyt në qendër të Kievit duket kaotik. Dy binjakë premature janë të shtrirë në një dyshek në dysheme, të mbështjellë me batanije. Pacientët janë të ndarë në seksione sipas gjendjes së tyre shëndetësore dhe çdo seksion administrohet nga specialistët e duhur. Njësia më e madhe pediatrike e vendit është  tashmë në pushtimin rus.

Megjithatë, pjesa më e madhe e spitalit ende funksionon,  ashtu si pjesa më e madhe e Ukrainës. Shumë mjekë kanë jetuar në spital që nga fillimi i luftimeve. Bodrumi përdoret kryesisht gjatë natës, pasi rreziku i sulmeve është më i lartë, por disa pacientë qëndrojnë aty edhe ditën.

Zakonisht  infermieret kujdesen për çdo fëmijë që është i sëmurë rëndë. Tani Maryna, një infermiere në moshë të mesme, po kujdeset për dhjetë foshnja të sëmura. Kolegët e saj ose janë larguar ose nuk janë në gjendje të shkojnë në punë, raporton abcnews.al

Megjithëse sulmet në qendër të Kievit nuk kanë qenë aq të rënda sa në qytete të tjera si Kharkiv, sistemi i  transportit është në kaos. Udhëtimet tani zgjasin tre orë. Disa supermarkete janë të hapura, por qyteti është pothuajse i shkretë.

Mijëra janë përpjekur të largohen nga vendi, ndërsa një pjesë po strehohet nën tokë. Një vajzë, rreth tetë vjeç, është strukur në një cep dhe është mbështjellë me një batanije së bashku me nënën e saj.

Ohmatdyt është një nga disa spitalet e  reja të ndërtuara në Ukrainë gjatë viteve të fundit dhe vendi ka më 1000 shtretër më shumë se vende të tjera europiane. Sirenat e sulmit ajror bien gjatë gjithë kohës.

Kur pyeta mjekët dhe infermierët nëse ishin të frikësuar, ata qeshën dhe thanë “sigurisht”. Pavlo Plavskyi, kreu i neurokirurgjisë në spital, më tha se mjekët kanë qënë për një kohë të gjatë nën kërcënimin e bombardimeve ruse dhe pavarësisht kësaj kanë qënë të përkushtuar ndaj pacientëve të tyre.

 

Plavskyi është një person aq human, sa të gjithë do ta donin që ai të kujdesej për ta. Ai i di emrat e të gjithë fëmijëve në kujdesin e tij.  Ai madje ishte shumë  qetë ndërsa jepte një përmbledhje të detajuar të gjendjes së spitalit.

Aktualisht spitali ka furnizime të mjaftueshme.  Shqetësimi i tij më i madh është se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë nuk mund të shkojnë dot në spital. Nga rreth 50 pacientë që zakonisht janë planifikuar për një operacion çdo javë, janë paraqitur vetëm dy ose tre, raporton abcnews.al

Mjeku dëshiron që gruaja e tij dhe fëmijët adoleshentë të largohen nga vendi. Ata tashmë kanë bërë një përpjekje të pasuksesshme për tu larguar me tren. Askush nuk dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë në kushte të tilla.

Edhe pse për momentin ka mjaft furnizime, situata mbetet e  pasigurt. Në të gjithë qytetin, spitalet po bëjnë plane emergjence: gjetjen e gjeneratorëve në rast të mungesës së energjisë elektrike, një pjesë po kërkon pajisje shtesë kirurgjikale në rast të dëmtimit të sallave të operacionit.

Rezervat e oksigjenit janë të pakta. Pavarësisht guximit të Plavskyit dhe kolegëve të tij, askush nuk dëshiron të sjellë djalin ose vajzën e tyre për t’u trajtuar në një bodrum  të spitalit.

Në një kat më sipër, një fëmijë po përgatitet për një operacion në tru. Është e vështirë të peshosh rrezikun e sëmundjes së një fëmije kundrejt kërcënimit të bombave.

Për këta mjekë tani kjo është puna e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!