Raportohen dy raste të tjera me malaria në SHBA, shkon në 9 numri i të prekurve

schedule08:22 - 8 Korrik, 2023

schedule 08:22 - 8 Korrik, 2023

Dy persona janë infektuar me malaria në jug të Floridas, teksa doktorët thonë se mund të ketë raste të tjera.Zhvillimi çon numrin total të rasteve të malarias në shtatë  në SHBA, me katër të tjera në Florida dhe një në Texas.

Zyrtarët thonë se sëmundja vjen nga mushkonja vendase që tashmë bartin sëmundjen dhe e përhapin atë duke pickuar njerëzit. Sarasota dhe konteja fqinje Manatee, me rreth 859,000 banorë, kanë qenë në alarm për malarian prej 19 qershorit.

Autoritetet thonë se për të përballuar situatën po kryhen spërkatje në zonat bregdetare, teksa banorët po nxiten të marrin masa mbrojtëse apo të shmangin vendet me ujëra të ndenjur apo bimësi ku mushkonjat e infektuara mund të gjejnë terren shumimi.

Megjithëse malaria raportohet se është zhdukur nga SHBA në vitin 1951, raste sporadike janë shfaqur herë pas herë pas here duke shkaktuar probleme dhe panik. Malaria e ka origjinën nga Afrika dhe është e lidhur me Virusin e Nilit apo virusin Zika që janë shfaqur në SHBA më parë në 2013 dhe në 2016.

Malaria mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet me mjekime antiparazitare si hidroksiklorokina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!