Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në mbledhjen e sotme zhvilluar me grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, deklaroi se Ministria i ka ardhur në ndihmë fëmijë që nuk kanë akses në internet që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu ajo theksoi se në shkolla shërbimi psiko-social po realizohet nga punonjësit me një la të veçantë, ndërsa shtoi se janë punësuar 342 punonjës social të kombinuar.
“Tashmë prej fillimi të muajit dhjetor nisi të zbatohet skenari i mësimit të kombinuar që do të qëndrojë në fuqi deri në një vendim tjetër në varësi të situatës së pandemisë. Çdo të premte shkollat në bashkëpunim me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, raportojnë në zyrat arsimore lidhur me situatën e tyre dhe më pas merret vendimi për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi”, tha ministrja e Arsimit.
Gjithashtu ministrja tha se krahas mësuesve të klasës, profili i mësuesit të arsimit special për herë të parë është shtuar në listën e profesioneve të rregulluar, ndërsa theksoi se vijon licencimi i tyre për të ndihmuar nxënësit me aftësi ndryshe.
Sakaq Kushi tha se është miratuar financimi i transportit edhe për nxënësit arsimit të mesëm që zhvillojnë mësimin larg banesave të tyre për shkak të dëmtimit të shkollave nga tërmeti.
Pjesë nga fjala e ministres së Arsimit Evis Kushi:
“Synohet një strategji ndërvepruese me të gjithë strukturat e arsimit për çdo situatë që mund të krijohet. Pas një analize me ekspertët u hartua edhe udhëzuesi për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 ku u përcaktuar masat për çdo strukturë të Arsimit para Universitar në përputhje me masat e Covid-19.
Tashmë prej fillimi të muajit dhjetor nisi të zbatohet skenari i mësimit të kombinuar që do të qëndrojë në fuqi deri në një vendim tjetër në varësi të situatës së pandemisë. Çdo të premte shkollat në bashkëpunim me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, raportojnë në zyrat arsimore lidhur me situatën e tyre dhe më pas merret vendimi për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi.
Pas daljes së udhëzuesi u hartua plani i vendosjes së nxënësve në klasa, u krijuan klasa sipas përcaktimit fizik jo më pak se një metër. Janë realizuar shumë informime sensibilizuese. Kemi siguruar maska, termometra digjital, në bashkëpunim edhe me partnerët tanë. Janë krijuar 194 mijë klasa virtuale në platformën akademi.al. Në sajë të angazhimit të 96 mësuesve që janë ndër më të mirët vijon regjistrimi edhe sot që flasim. Programi është njësoj i unifikuar për të gjithë. Ministria i ka ardhur në ndihmë fëmijë që nuk kanë akses në internet që nga fillimi i pandemisë.
Që nga muaji mars me mbështetjen e partnerëve tanë kemi shpërndarë 11 mijë tabletë, 5 mijë smartfonë dhe kemi menduar se për sa kohë që këto nuk i mbulojnë nevojat, kemi menduar të fokusohemi tek kategoritë e tjera që nuk kanë pasur akses edhe gjatë muajve të parë të pandemisë. Gjithashtu kemi miratuar financimin e transportit edhe për nxënësit arsimit të mesëm që zhvillojnë mësimin larg banesave të tyre edhe për shkak të internetit.
Një nga politikat tona që është mirëpritur më mirë është teknika e teksteve falas. Edhe nxënësit e pakica kombëtare janë pajisur me tekste shkollore”, tha më tej Kushi.
/abcnews.al/