Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Raporti: SHBA ka nevojë për 200 milion teste në muaj për të mbajtur në kontroll pandeminë

schedule09:09 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:09 - 9 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara duhet të kryejnë deri në 200 milion teste çdo muaj edhe vitin e ardhshëm për të mbajtur nën kontroll pandeminë, sipas ekspertëve.

Kjo është shumë përtej kapacitetit aktual, por janë duke u zhvilluar teste të reja të shpejta, sipas raportit nga Fondacioni Rockefeller dhe Qendra Duke-Margolis.

“Sipas analizës tonë, SHBA ka të ngjarë të ketë nevojë për një numër shumë të madh të të gjitha llojeve të testeve Covid-19 deri në vitin 2021 për të mbajtur nën kontroll pandeminë. “Kapaciteti i testimit është duke u përmirësuar, por duhen ndërmarrë hapa të tjerë nga qeveria, bizneset dhe rregullatorët.



“Duke pasur parasysh rritjen e rasteve në SHBA,  do të nevojiten 200 milion teste çdo muaj për studentët, stafin në shkollat ​​fillore dhe të mesme të vendit, banorët dhe stafin që punon në azile në mënyrë që këto vende të rihapen në mënyrë të sigurt dhe në faza,” shkroi ekipi. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!