Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të takohen gjatë ditëve në vijim, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Ai tha gjithashtu se liderët nuk do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në fund të takimit.
“Kjo është një çështje midis dy delegacioneve të udhëhequra nga liderët e dy shteteve.Do të ketë një takim gjithashtu kokë më kokë. Putin do të mbajë një darkë zyrtare për nder të Kim Jong Un”, sipas raportit.
Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu gjithashtu do të marrë pjesë në bisedime.
/abcnews.al