Raporti për Demarkacionin me Malin e zi dorëzohet në Kuvend

schedule13:02 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 13:02 - 4 Dhjetor, 2017

Presidenti Hashim Thaçi përshëndeti vendimin e qeverisë së Kosovës për dërgimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend. Ndërsa lidhur me raportin e prezantuar nga komisioni i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, kreu i shtetit tha se nuk pati asnjë provë se kufiri është ndryshe nga ajo që vetë ai kishte nënshkruar në vitin 2015.

Komisioni për rishikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi prezantoi zbulimet më të fundit, ndërsa menjëherë pas kësaj, qeveria e Haradinajn miratoi vendimin për dërgimin e marrëveshjes se Demarkacionit si dhe raportin e ri në Kuvend.

Thaci bëri apel që deputetët të lënë mënjanë qëndrimet e ndryshme politike dhe të votojnë demarkacionin për ti dhënë fund izolimit të vendit, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave.

Sipas Presidentit, tani është koha që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendim në interes të qytetarëve të vendit, të cilët janë duke pritur prej vitesh heqjen e vizave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!