Frank Lampard ka një mesazh për të gjithë futbollistët. Trajneri i Chelsea pretendon se e vetmja mënyrë për të respektuar arbitrat është kopjimi i asaj që ndodh në rugby.
Lojtarët e lojës me top oval janë ndër sportistët më të “egër”, por përballë gjyqtarëve të ndeshjeve sillen në mënyrë korrekte. Në fund fituesi urohet dhe respekti mbizotëron te të gjithë.
“Mendoj se lojtarët duhet të mësojnë nga ata të rugby. Duhet të vështrojmë dhe të mësojmë. E patë si u soll Owen Farrell (kapiteni i kombëtares angleze) pas humbjes me Zelandën e Re? Duhet të sillen edhe futbollistët në atë mënyrë. Respekti në atë lloj sporti është shumë i rëndësishëm, duhet të sillemi njësoj edhe ne të futbollit“, thekson trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al