Raporti i Progresit/ Lekaj: Në Kosovë nuk është luftuar korrupsioni. Nëse anëtarësohet në NATO e kemi fituar sigurinë shtetërore

schedule17:25 - 30 Tetor, 2024

schedule 17:25 - 30 Tetor, 2024

Në draftin e Raportit të Progresit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë rikujtohet se zbatimi i marrëveshjes tashmë është bërë edhe formalisht pjesë përbërëse e procesit të integrimit në BE. Kosova kritikohet për hapat e pakoordinuar që nxisin tensione në veri dhe kërkohet të nisë procedurën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas propozimit evropian. Serbia kritikohet për mosndërmarrjen e hapave për të nxjerrë para drejtësisë sulmuesit nga Banjska.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “Ballkan Update“, ku nënkryetari  i AAK, Pal Lekaj, ka thënë se ka ngecje dhe në zhvillim ekonomik,  nuk është luftuar korrupsioni, ka ngecje dhe negociatat me Serbinë dhe shumë çështje të tjera, që janë dashur të kryhen për këtë mandat 4-vjeçar.

Ai ka theksuar se nëse Kosova anëtarësohet në NATO e kanë fituar sigurinë shtetërore dhe territoriale.

“Sa i përket progres raportit ne ende nuk e kemi parë dhe nuk e kemi lexuar, por në ditët në vijim do të kuptojmë se cilat janë vërejtjet dhe përparimet me një deklaratë dhe si subjekt politik. Nga informacionet që i kemi, ka ngecje dhe në zhvillim ekonomik, sidomos nuk është luftuar korrupsioni, ka ngecje dhe negociatat me Serbinë dhe shumë çështje të tjera, që është dashur të kryhen për këtë mandat 4-vjeçar.

Është një kërkesë e drejtë, legjitime që do të ndikojë dukshëm në sigurinë e Kosovës, sepse nëse krijojmë asociacion në çfarë është kërkuar, por duhet të jemi të vëmendshëm dhe nëse krijohet ky asociacion mos të prish sistemin e qeverisjes së Kosovës, por që të jetë pak kompetenca ekzekutive, por duke iu garantuar të gjitha të drejtat serbëve lokalë në komunat e tyre. Prandaj, është e drejtë dhe ne duhet të synojmë pa marrë parasysh kush do të jetë në qeveri që të këmbehet me anëtarësimin në NATO. Nëse Kosova anëtarësohet në NATO,  atëherë ne kemi fituar sigurinë dhe shtetërore dhe territoriale, rajonale dhe jemi ofruar mjaft me faktorin ndërkombëtar”, u shpreh Lekaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!