OKB: Koreja e Veriut ka ndihmuar Sirinë për armët kimike

schedule10:33 - 28 Shkurt, 2018

schedule 10:33 - 28 Shkurt, 2018

Organizata e Kombeve të Bashkuara akuzon Korenë e Veriut se ka ndihmuar regjimin sirian në ndërtimin e armëve kimike. Ndihma konsiston në dërgimin e specialistëve dhe  pajisjeve që mundosjnë krijimin e armëve që ndalohen nga OKB.

Koreja e Veriut ka dërguar pajisje në Siri që mund të përdoren për të ndërtuar armë kimike. Lajmi është bërë I ditur nga një raport I Kombeve të Bashkuara. Rreth 40 dërgesa të pa-raportuara janë bërë ndërmjet 2012 dhe 2017-ës. Në material përfshihen pllaka rrezistente ndaj acidit, valvula dhe tuba. Raporti, i cituar nga mediat ndërkombëtare, thotë se specialistët e raketave të Koresë së Veriut janë parë në qëndrat Siriane të ndërtimit të armëve.

Akuzat vijnë pas denoncimeve për ushtrinë që mbështet presidentin Bashar al-Assad se ka përdorur bomba me klor. Megjithatë qeveria siriane e mohon këtë.

Ndërkohë, Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare mbi programin e saj bërthamor. Sipas raportit konfidencial, të parë nga BBC, Koreja e Veriut dërgoi furnizime të paligjshme në Siri të cilat përfshinin pllaka me rezistencë të lartë ndaj nxehtësisë, valvola rezistente korrozioni dhe termometra. Pllakat thuhet se janë përdorur për të ndërtuar objekte ku prodhohen armë kimike.

Qendra për Studime Shkencore dhe Kërkimore (SSRC) – një agjenci qeveritare siriane – thuhet se ka paguar Korenë e Veriut nëpërmjet një disa kompanive. Raporti u hartua nga Paneli i Ekspertëve të OKB-së, i cili vlerëson sjelljen e Koresë së Veriut me rezolutat e OKB-së. Lidhur me këto dyshime më herët ishte lajmëruar edhe nisja e një hetimi. Ndërkaq, qeveria siriane ka sqaruar OKB-në se të vetmit Korenoveriorë që janë prezentë në vend, janë trajnerë sporti dhe atletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!