Raporti i ODIHR, Bardhi: I vuri vulën paligjshmërisë së 30 Qershorit

schedule22:37 - 4 Shtator, 2019

schedule 22:37 - 4 Shtator, 2019

“Raporti i ODIHR është konfirmim se Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të lira e të ndershme. Më shumë se një ligj, një vendim, një rregullore, zgjedhjet demokratike janë vullnet politik”.

Kështu e nis deklaratën e tij Sekretari i Përgjithsëm në PArtinë Demokratike, Gament Bardhi në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas Bardhit, ODHIR ka konfirmuar se votimet e 30 Qershorit ishin moniste dhe antikushtetues pasi nuk morën në konsideratë interesin e qytetarëve shqiptarë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së në një postim në rrjetet sociale shkruan se me këtë raport ODHIR i vuri bulën e paligjshmërisë zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 Qershorit “nuk morën në konsideratë interesin e qytetarëve shqiptarë”, është vlerësim që ndihmon forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri.

Me konstatimet se votuesit nuk patën mundësi të zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelën ligjin dhe nuk vepruan në pavarësi, se u shkatërrua besimi i publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cënoi besimin e publikut,  se në listën e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerët, ODIHR i vuri vulën paligjshmërisë së 30 Qershorit”, tha Bardhi.

“Mirënjohje ekspertëve të ODIHR për këtë kontribut në forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri. Në 30 Qershor 85% e shqiptarëve i paraprinë këtij raporti dhe vendosën të refuzojnë që t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqipërisë i duhet një qeveri që të respektojë vullnetin e qytetarëve të saj për zgjedhje të lira e të ndershme, që u mundëson qytetarëve të saj të ndikojnë në qeverisje dhe që mbajnë në konsideratë vetëm interesat e tyre”, shkruan më tej Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!