Janë rreth 195 mijë viktimat e mjekimit të gabuar apo ngatërrimit të ilacit dhe të dozave të tij, cdo vit në Europë. Shifra është publikuar nëraportin më të fundit të organizatës botërore të shëndetësisë.
Në Europë pjesa më e madhe e ilaçeve të dhëna me recetë, deri në 50%, nuk merret ashtu si duhet, duke shkaktuar vdekjen e 194.500 personave në vit. Është kjo shifra alarmuese që del nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku theksohet se kostoja e gabimeve në marrjen e ilaçeve shkon deri në 125 miliardë euro në vit.
Ilaçet harrohen, kapërcehet orari i tyre, ngatërrohen apo merren në doza jo të sakta si përcaktohen nga mjeku. Përballë një problemi që prek sidomos të sëmurët kronikë e që marrin më shumë ilaçe, në rajone ka më pak informacione dhe mungesë mjetesh për mbështetjen e pacientëve.
Sipas ekspertëve disa nga arsyet që ndikojnë tek një pacientë për të mos u kuruar si duhet janë pasja e më shumë se një sëmundjeje kronike, mos kuptimi i përfitimeve të mjekimit, dhe informacion të mangët për terapinë që duhet ndjekur.
Për këtë arsye shumë rajone në Europë janë përqendruar më shumë në rolin mjekut të familjes, e më pas të specialistëve, farmacistëve e infermierëve./abcnews.al