Raporti i letërsisë me vendlindjen para viteve ‘90

schedule15:50 - 13 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 13 Korrik, 2019

Raporti i letërsisë shqipe dhe vendlindjes vjen në fokus të një konference shkencore. Studiuesit janë të mendimit se ajo është e pashmangshme në çdo kohë. Para viteve ‘90  ky ndikim ka shërbyer për tema të mëdha, ndërsa sot sipas tyre vjen në formë më intime.

Raporti i letërsisë shqipe me vendlindjet është pikëtakimi i studiuesve të ndryshëm të cilët përpiqen të japin arsyetimet e tyre mbi këtë këndvështrim të letërsisë shqipe. Zanafillën  e ka të hershme që nga rilindja te vepra e Naim Frashërit. Studiuesi Behar Gjoka e cilëson si fryma e çdo teksti letrar vendlindjen edhe kur shkrimtari arratiset. Madje ai e bën një ndarje mes dy kohëve para viteve ‘90 dhe në ditët tona.

Studiuesi i njohur Anton Nik Berisha, peshën kryesore në raportin vendlindje-letërsi ia jep mesazhit poetik.

Elementi i vendlindjes është më i njëshëm tek autorët që jetojnë në emigrim sipas Gjokës.

Ndërsa studiuesi Anton Nik Berisha veçon ata që mesazhin poetik përmes vendlindjes e kanë artikuluar më bukur.

Bulzat e vendlindjes janë të kudondodhura te shkrimtarët e letërsise shqipe që nga Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Migjeni, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare , Dritëro Agolli apo Fatos Kongoli. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!