Raporti i “Fredoom House” për demokracinë, Shqiperia bën hapa prapa

schedule19:59 - 15 Korrik, 2020

schedule 19:59 - 15 Korrik, 2020

Shqipëria edhe gjatë 2019-ës mbeti regjim ne trazicion ose hibrid.

Këtë vlerësim jep për Shqipërine organizata “Freedom House” në raportin e saj për vitin e kaluar, gjatë të cilit pati një krizë politike nga vendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin, protestat e saj në rrugë dhe zgjedhjet vendore monopartiake, ku opozita nuk mori pjesë.

Raporti i Fredoom House shprehet se demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke materializuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

Organizata e vlerëson qeverisjen demokratike gjatë 2019 me 3.25 pikë, nga 3.50 që ishte një vit më parë.

 

“Një  sërë krizash prekën institucionet, duke përfshirë dorëheqjen në bllok të opozitës parlamentare, një procedure për shkarkimin e Presidentit dhe përplasjeve mes gjykatave dhe parlamentit”

Zgjedhjet vendore të qershorit të 2019 pa pasur opozitën përballë, ka shënuar përkeqësim të vlerëismit në sferën e procesit zgjedhor. Në aspektin e procesit zgjedhor, Shqipëria ra nga 4.50 në 4.25 pikë.

 “Ato  u mbajtën mes bojkotit opozitar, që i lejoi mazhorancës qeverisëse të shtrinte kontrollin absolut mbi pothuajse të gjitha 61 bashkitë e Shqipërisë”

Edhe sistemi i drejtësisë dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë vazhdoi të ishte problem në vitin 2019, sipas raportit të Freedom House

“Prokuroria nuk arriti të hetojë me shpejtësi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike dhe media për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 në qarkun e Durrësit”

Sipas raportit, korrupsioni vijoi të ishte shqetësues në vitin 2019. Mungesa e ndëshkimeve shtuan shqetësimet për korrupsionin e madh dhe kapjen e shtetit.

Paketa antishpifje është përmendur në raport, si element që ka rënduar edhe më shumë pavarësinë e mediave.

“Viti  2019 ishte një sfidë edhe për mediat e pavarura, të cilat u vunë nën kërcënim si nga një paketë legjislative kundër shpifjes e miratuar nga Parlamenti ashtu edhe nga goditjet e vazhdueshme të qeverisë ndaj medias online.”

Ndërsa në fushën e ekonomisë “Freedom House” thotë se zhvillime veçanërisht shqetësuese u vunë re në procesin legjislativ dhe zbatimin e ligjit për koncesionet dhe kontratat e Partnertit Publik Privat. Parlamenti miratoi disa kontrata te tilla, megjithë paralajmërimet e disa institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertëve vendas.