Raporti i BE për të drejtat e njeriut në Kosovë: Problem korrupsioni e liria e medias

schedule14:07 - 3 Gusht, 2023

schedule 14:07 - 3 Gusht, 2023

Në raportin vjetor për të drejtat e Njeriut, raporti ky I vititi 2022 I publikuar nga Bashkimi Europian theksohet se situara në Kosovë mbetet sfiduese sa I përket gjykimit të rasteve korruptive, krimit të organizuar dhe kushteve mbi lirinë e shprehjes përfshirë këtu edhe sulmet ndaj profesionistëve të medias.

Raporti ngre shqetësime mbi situatën në komunat e Veriut, ku theksohet se pas dorëheqjes se Serbëve nga institucionet publike në Kosovës  si dhe ngritja e postblloqeve situata u përkeqësua sa I përket sigurisë dhe Sundimit të Ligjit.

Brukseli thekson se në Veri të Kosovës institucionet ligjzbatuese dhe policia funksionojnë me kapacitet tejet të reduktuar.

“Në vitin 2022, Kosova gëzonte stabilitet politik, ku qeveria kishte një shumicë solide në Kuvend. Ky mjedis politik ka qenë i favorshëm që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Megjithatë, puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës”.

Raporti i Bashkimit Europian sugjeron se Kosova ka ende shume punë për të bërë sa i përket barazisë gjinore dhe mbrojtejes së të drejtave të fëmijëve.  Prishtina zyrtare duhet të shtojë gjithashtu përpjekjet e saj për garantuar në mënyrë efektive edhe respektimin  e të drejtave që iu përkasin pakicave ku përfshihen romët dhe egjiptianët por jo vetëm.

Në këtë raport thksohet se Brukseli vijon punën e tij sa i përket dialogut për normalizimin e marrdhënieve mes Prishtines dhe Beogradit, ndërsa shpjegohen edhe financimet disa milionë Euroshe të Bashkimit Europian për Kosovën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!