Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria vendi më i varfër në rajon

schedule15:14 - 14 Maj, 2021

schedule 15:14 - 14 Maj, 2021

Tërmeti dhe më pas pandemia lanë të papunë rreth 112 mijë persona. Rreth 1/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, rritja më e madhe e papunësisë ishte gjatë kohës së pandemisë.

Punësimi pësoi ulje me 1.8 % në vitin 2020. Kryesisht grupmosha më e prekur ishte 30 deri në 64 vjeç.

Në fund të vitit 2019, që përkon me nisjen e pasojave të tërmetit, të ardhurat monetare u pakësuan edhe më shumë në shtatë bashkitë më të prekura. Sipas raportit të Bankës Botërore, goditja e dyfishtë, siç ishte tërmeti dhe pandemia, i fshiu totalisht rezultatet e arritura më parë.

Të dhënat tregojnë se varfëria në Shqipëri, u rrit veçanërisht në familjet që punojnë në ndërtim, apo bujqësi.

Aty theksohet gjithashtu se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor.

Në të gjithë rajonin, vlerësohet të jenë shtuar rreth 336 mijë të varfër, ndërkohë që pritet rimëkëmbje e kufizuar gjatë vitit 2021.

/abcnews.al/