Fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19, sipas të dhënave të gjurmimit të kontaktit nga tre institucione të kujdesit për fëmijët në Utahm raporton CNN.
Sipas studimit 12 fëmijë u infektuan me COVID-19 në një institucion të përkujdesit për fëmijë dhe ua transmetuan të paktën 12 personave jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e shtëpisë.
Studiuesit analizuan të dhënat e gjurmimit të kontaktit të 184 njerëzve që ishin të lidhura me tre institucionet e kujdesit për fëmijët në Salt Lake County. Ata zbuluan se 2 prej fëmijëve që ishin asimptoamatikë, ua transmetuan virusin personave të tjerë, përfshirë një nënë e cila ishte shtruar në spital. Një fëmijë 8 muajsh infektoi te të dy prindërit.
Gjysmë milion fëmijë amerikanë janë diagnostikuar me koronavirus, me një rritje prej 16% midis 20 gushtit dhe 3 shtatorit, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shoqatës së Spitalit të Fëmijëve.
Studiuesit kanë deklaruar se gjurmimi i kontaktit dhe testimi në kohë i Covid-19, në mjediset e përkujdesit për fëmijë, përfshirë njerëzit asimptomatikë, mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit. Ata rekomandojnë përdorimin e maskave për fytyrën, veçanërisht për personelin që punon në qendrat e kujdesit për fëmijë me fëmijë nën moshën 2 vjeç të cilët mund të jenë shumë të vegjël për të mbajtur maska. s.ba/abcnews.al