Raporti Dicky Marty, Balla: Hetime që në vitin 2008

schedule11:42 - 16 Nëntor, 2020

schedule 11:42 - 16 Nëntor, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së sotme në seancën plenare në Kuvend, deklaroi se hetimet për raportin Dicky Marty kanë filluar që në vitin 2008.

Balla gjithashtu theksoi se duhet vlerësuar mundësia për krijimin e një Komisioni të Posaçëm, ndërsa theksoi se duhet denoncuar çdo përpjekje që sipas tij synon të bëjë pis Luftën e UÇK-së.

Lexo edhe: Ligji për partitë politike, Murrizi: Gjithë ditën zihen, natën bëjnë atë që s’thuhet

“Ne kemi detyrim moral të qartësojmë disa çështje që lidhen me Shqipërinë. Kemi pasur mazhorancën e vitit 2011 e cila ka votuar pro procesit që çoi deri në miratimin e propozuar nga Dicky Marty ka filluar që në vitin 2008. Këtu janë zhvilluar hetime sovrane dhe doli në përfundim që as në Has, as në Kukës nuk ka pasur krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ne si Kuvend duhet të vlerësojmë mundësinë e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm, mund të shkojmë tek një rezolutë që të dënojmë përpjekjen për të bërë pis luftën e Kosovës, rroftë Lufta Çlirimitare e Kosovës”, tha Balla.

Gjithashtu Balla sa se tashmë ka ardhur koha që të forcohet ligji për financimin e partive politike.

“Çështja e financimit të partive politike është një çështje që duhet forcuar legjislacioni, nuk e garantojmë dot mos financimin e tyre nga burime të paligjshme. Dështimi i drejtësisë shqiptare që nuk hetoi dot financimin e PD nga një kompani guaskë në Edinburg të Skocisë, ku persona me pasaporta ruse ua dha në zemër për të ndihmuar Lulzim Bashën është një fakt që nuk është hetuar.

Biem të gjithë dakord që Rusia nuk është vend mik me Shqipërinë.Nga financime ruse financohet PD, partia më e madhe pas PS deri në 2017, se nuk e di si do ta ketë tani në 2021. Pra, ngrihen akuza dhe PD nuk u sqarua dhe këtu biem dakord që ligji i financimit të partive politike nuk është i duhuri”, tha ai.

/abcnews.al/