Raporti “Bakoyannis”/ Ridvan Berisha: Heroizmat teatrale të Kurtit po e dëmtojnë Kosovën!

schedule16:31 - 27 Mars, 2024

schedule 16:31 - 27 Mars, 2024

Sot mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Europës në Paris të Francës, ku do të bëhet prezantimi i raport të Dora Bakoyannis.

Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, analisti Rdivan Berisha u shpreh kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se me ‘heroizmat e tij teatrale’ i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.

Gjithashtu shtoi se liderët e Kosovës janë të pabesueshëm nga Perëndimi.

“Subjektiviteti jonë nuk ka lëvizur, nuk kemi asnjë njohje deri më tani. Kemi rritur në pikën ku udhëheqësit tanë nuk kanë më raporte të mira me ndërkombëtarët. Kurti po u thotë ‘po’ europianëve dhe ‘jo’ amerikanëve. Liderët e Kosovës tashmë janë të pabesueshëm nga Perëndimi. Tani kemi një asociacion të bërë jashtë formatit siç ka dashur Kosova. Nga agjenda është hequr njohja reciproke që ishte më herët. Kurti ka sjellë dëme shumë të mëdha me heroizmat e tij teatrale. Ky është një problem. Ai pra këtë gjë po bën dhe na qoftë me shëndet nga kryeministri Kurti”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!