Raphinha tregon lojtarin e Realit që e befasoi më shumë

schedule12:48 - 19 Shkurt, 2023

schedule 12:48 - 19 Shkurt, 2023

Në intervistën e fundit me gazetarin spanjoll Adri Contreras, anësori i Barcelonës, Raphinha është pyetur se cili lojtar e ka befasuar më shumë këtë sezon.

Pa asnjë hezitim, braziliani u përgjigj: “Rodrygo. E dija se ai ishte i mirë, por.. duke e parë duke luajtur më befasoi”.

Që nga debutimi i tij për Real Madridin në vitin 2019, Rodrygo po përmirësohet vetëm çdo sezon.

Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 7 asistime.

Braziliani është në gjendje të luajë në disa pozicione. Ai vazhdon të fitojë vlerësime nga tifozët dhe kundërshtarët. /G.D abcnews.al/