Raphinha “çmend” skuadrat, edhe Chelsea në garë për shërbimet e tij

schedule18:41 - 16 Maj, 2022

schedule 18:41 - 16 Maj, 2022

Lojtari brazilian i Leeds United, Raphina po zhvillon një sezon të mirë në Premier League, paraqitjet e të cilit nuk kanë shpëtuar pa rënë në syrin e disa skuadrave të njohura.

Barça është në kërkim të një anësori për të zëvndendësuar Ousmane Dembele, i cili ende nuk ka rinovuar dhe nuk ka asnjë lajm për vazhdimin e kontratës së tij, teksa Raphina shikohet si lojtari ideal për të plotësuar vendin bosh të lënë nga francezi, gjithmonë nëse ky i fundit ndan rrugët me katalanasit.

Sezoni i mirë i Raphinhas me 10 gola dhe tre asistime, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe gazetari Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se Chelsea po përpiqet të nënshkruajë me brazilianin për të forcuar skuadrën. Një tjetër skuadër që kërkon shërbimet e brazilianit të Leeds United është edhe Newcastle. /f.a/abcnews.al