Rankimi i UT, Manastirliu: E marrim si indikator, po bëjmë përpjekje për ndërkombëtarizimin e universiteteve

schedule20:34 - 2 Tetor, 2023

schedule 20:34 - 2 Tetor, 2023

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu thotë se se rankimi në të cilën Universiteti i Tiranës renditet në vendin e 677, do merret si indikator për ministrinë, për t’i dhënë më shumë mbështetje universiteteve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Manastirliu u shpreh se më shumë se të ketë krahasim, preferon që të shohë se çfarë duhet përmirësuar brenda universiteteve.

Sipas Manatirliu, po bëhet përpjekje për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe profilizimin e tyre.

“Unë e kam thënë dhe po e them sërish. Gara apo konkurenca e mirë, edhe mënyra sesi krahasohesh, besoj se është më e shëndetshme kur bëhet me veten. E para, fizionomia e uinversiteteve ndryshon, një universitet ka profile të ndryshme nga një tjetër, ka kërkesa të ndryshme të tregut nga një tjetër dhe ka një historik të ndryshëm nga një tjetër. Rankimi i universiteteve ka shumë interes për të gjithë ne, ka shumë vende për t’u përmirësuar, ne e marrim si një indikator, që duhet dhënë akoma mbështetje universiteteve, ka nevojë për më shumë mbështetje, për të fuqizuar ato pika dhe për të ecur përpara.

Më shumë sesa të bëj krahasime, do preferoja që ne të shihnim çfarë duhet të përmirësojmë brenda universiteteve, pa bërë krahasime të universiteteve me njëri-tjetrin, por duke parë se ku universiteti i Tiranës, ka bërë përmirësime në raport me të shkuarën dhe të sotmen. Një, është ndërkombëtarizimi, po ecën me ritme të mira, e dyta është profilizimi i universiteteve”, theksoi ajo./abcnews.al