Rangnick: Ndjesi e bukur të fitosh në çastet e fundit

schedule19:12 - 22 Janar, 2022

schedule 19:12 - 22 Janar, 2022

Trajneri i Manchester United , Ralf Rangnick, ka analizuar fitoren 1-0 në shtëpi kundër West Ham.

“Të shënosh një gol në sekondën e fundit është mënyra më e mire për të fituar. Përveç kësaj, ne mbajtëm portën e pastër. Mendoj se në fund e merituam të fitonim. Duke pasur parasysh që luajtëm kundër Brentford para disa ditësh, skuadra ishte mirë fizikisht.

E dinim se do të duhej durim. Mënyra se si luajtëm në mbrojtje dhe topat e rikuperuar më kënaqën. Jam shumë i lumtur që tre zëvendësuesit morën pjesë në aksionin e golit, të gjithë u përfshinë.

Do të doja të kishim ato dy pikë që lamë në Villa Park javën e kaluar, por me 17 pikët aktuale të menaxhmentit tim ne jemi ende të lumtur”, u shpreh Rangnick. / h.ll/abcnews.al