Rangnick ka një arsye më shumë për të nxjerrë ekipin n top 4-she

schedule15:05 - 23 Janar, 2022

schedule 15:05 - 23 Janar, 2022

Trajneri i Manchester United-it, Ralf Rangnick ka një mundësi të mire për të fituar një bonus të madh në kontratën e tij nëse arrin të kualifikojë ekipin anglez në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Fitorja 1-0 ndaj West Hami-t i barazoi ‘Djajtë e Kuq’ me pikë me ‘Hamers’ në vendin e katërt. Goli i Marcus Rashford siguroi një fitore të madhe për skuadrën e Rangnick.

Unitedi mundi Brentford në mesjavë pas një barazimi pak zhgënjyes 2-2 me Aston Villa fundjavën e kaluar dhe tashmë si duket ka gjetur formën dhe rezultatet pozitive.

Rangnick do të fitojë një bonus apo pagesë të madhe nëse siguron kualifikimin e Unitedin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Daily Star’, United do t’i paguajë 500 mijë paund 63-vjeçarit gjerman nëse ai përfundon në top katërshe.

Kjo është mbi pagën e tij javore prej 180 mijë funtesh apo 215 mijë eurosh./ h.ll/abcnews.al