Ranë në kontakt me energjinë/ Vdes pronari i hotelit në Dhërmi, dy punonjësit në gjendje kritike, transportohen drejt Tiranës

schedule19:44 - 18 Maj, 2024

schedule 19:44 - 18 Maj, 2024

DHËRMI- Pasditen e kësaj të shtune ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Dhërmi. Një pronar hoteli ka humbur jetën dhe dy punonjës janë në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se pronari dhe dy punonjësit e tij kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonin në sistemin e ndriçimit, në pjesën e jashtme të hotelit.

Dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!