Profesori Arben Ramkaj thotë se protesta e ka ezauruar mesazhin e saj.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ramkaj u shpreh se përfaqësuesit e fesë në protestë janë minorancë.
Ndërsa analisti Frrok Çupi, e konsideroi terrorist islamik kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti po kërkon të shkatërrojë politikisht Shqipërinë.
Arben Ramkaj: Nuk ka rëndësi numrat, ka rëndë i mesazhi i qasjes. Ajo protestë e ka ezauruar mesazhin e saj. Kur vjen kryeministri dhe thotë unë e mroa mësimin e duhur, kur kryetari i partisë në opozitë, i mori mësimet e tij, unë mendoj se pjesa e shëndetshme e protestës, nuk jam dakord me vizionin, vdekje tradhëtarve, mesazhe utopike, anarshiste. Nuk përputhet me realitetin tonë.
Nuk mendoj se shumica e protestuesve janë shumicë e kësaj. Sa i përket fetarizimit të protestës, i vetmi komuniteti fetar që ka bërë deklaratë në mbështetje të protestës, është komuniteti katolik. KMSH duhet të kishte qëndrim më të qartë. Ato janë minorancë absolutë, fetarët në protestë, përfaqësuesit e fesë. Kjo është çështje që ka vend për diskutim. Sa i përket Kosovës dhe Albinizimit të Kosovës, Kryeministri i Kosovës është ateist, nuk ka lidhje me fenë myslimane, e ka deklaruar atë. Kosova është pjesa tjetër e kombit.
Frrok Çupi: Nuk është thjesht feja. Edhe terroristët e përdorin fenë se nuk janë fetarë. Terroristë janë anti Muhamed, e përdorin fenë për të shkaktuar luftëra dhe për të vrarë njerëz. Albin Kurti është terrorist islamik. Është terrorist kundër Shqipërisë, kërkon ta shkatërrojë Shqipërinë. Ne po flasim politikisht./abcnews.al



