Ramadani rikthehet i vërteti, mahniten danezët

schedule12:45 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:45 - 20 Shtator, 2019

Vlerësime për mesfushorin Ylber Ramadani, i cili ka dhënë kontributin e tij në fitoren që Velje BK mori kundër FC Roskilde me rezultatin e pastër 2-0. “Vafo.dk” shkruan se kjo ishte ndeshja më e mire sezonale për mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili është vlerësuar me notën 7.

“Mesfushori shqiptar ka pasur një sezon me luhatje, por kundër FC Roskilde ai luajti një ndeshje shumë të mirë në qendër të mesfushës. Ai fitoi shumë duele dhe më së shumti ishte shumë mirë me topin”, shkruhet ne vlerësimin e bërë për Ramadanin.

Ramadani është aktivizuar në 9 ndeshje këtë sezon dhe vetëm një herë e ka nisur nga stoli. Mesfushori është në kontratë edhe për dy vite të tjerë me Velje BK dhe synimi është rikthimi në elitën e futbollit danez që në sezonin pasardhës. / abcnews.al

Faksimile e një pjesë të artikullit të botuar në vafo.dk