Ramadani: Kosova është e përgatitur për një valë të dytë apo të tretë të COVID-19

schedule15:19 - 1 Shtator, 2020

schedule 15:19 - 1 Shtator, 2020

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka folur për situatën e COVID-19 në Kosovë.

Pas një vizite në shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armand Zemah, Ramadani theksoi se Kosova është e përgatitur për një valë të dytë apo të tretë të COVID-19.

Ai shprehet se Kosova është gati edhe në rast se muajt e ardhshëm do të përballet me viruse të tjera.

“Skenari i parë është që mund të përzihen dy lloje të viruseve, virusi aktual COVID-19 dhe virusi i gripit.

 Qeveria e Kosovës dhe IKSHPK kanë bërë përgatitje të mundshme për parandalim.

Shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror së pari do të vaksinohen popullata sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal dhe së shpejti pritet të dal vaksina COVID-19.

Kosova është ndër vendet me prioritet që mund të ju ofrohet vaksina. Si shtet jemi të përgatitur dhe për valën e dytë apo të tretë. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale e organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive, legjislative që t’i dalim përball valës së re eventuale që pritet të jetë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën”, u shpreh ai./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!