Ramadani: Humbën dy pikë, nuk menaxhuam siç duhet minutat shtesë

schedule19:36 - 12 Mars, 2022

schedule 19:36 - 12 Mars, 2022

Egnatia humbi 2 pikë në përballjen me Partizanit që u zhvillua në “Elbasan Arena”, pasi demat arritën të ndëshkonin rrogozhinasit në sekondat e fundit të shtesës për të barazuar shifrat 2-2.

Pas ndeshjes Zekirija Ramadani u shpreh se skuadra e tij humbi sot dy pikë shumë të rëndësishme, ndërsa tekniku i rrogozhinasve nuk kurseu edhe kritikat edhe për lojtarët e tij.

“Të vish në avantazh në minutën e 89-të dhe të kesh dy futbollistë më tepër, e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura. Jam shumë i mërzitur, sepse për menaxhimin e minutave shtesë nuk duhet trajner, kishim dy lojtarë më shumë. Kishte shumë episode brenda takimit, patëm fat tek penalltia, po të barazonte Partizanit mund të kishim më shumë vështirësi. Një pikë duket mirë, por mund të kemi humbur dy, që në të ardhmen mund të na kushtojmë shtrenjtë.

Shpërqendrimi në fund: “Lojtarët menduar se gjithçka mbaroi, ndërhyrja ishte 80 metra larg portës sonë, dueli i humbur ajror dhe pastaj cilësia e lojtarit të Partizanit. Mund të evitohej me një ndërhyrje në mesfushë. Nuk pajtohem e me arsyetimin Levendit, duhej të shtynte kundërshtarin, jo e kundërta, mund të kishte qenë edhe faull për ne. Dy-tri herë që tentuam me pasime, kemi dalë shumë mirë. Kur nisën minutat shtesë, kishim faull për ne, aty duhet ta mbanim topin deri në fund. Edhe kur u humb topi u krye ndërhyrje 80 metra larg portes sonë, mund të bëhej një ndërhyrje tjetër. Po të kisha mundësi zëvendësimi, mund ta kisha bërë.”

Barazim i kushtueshëm: “Është shumë e rëndë, vetëm një gjë mund të ndikojë që të harrohet kjo që ndodhi: fitoret në ndeshjet e radhës. Do të bëjmë analizën për të parë se çfarë duhej të bënim ndryshe”. /f.a/acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!