Po zhvillohet në Tiranë Mbledhja e pare e Keshillit Koordinativ te Diaspores. në këtë mbledhje marrin pjesë shumë përfaqësues të shtetit shqiptarë si Presidenti Meta, Kryeministri Rama e shumë ministra e politikanë të tjerë.
Kryeministri Rama duke folur për situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, tha se në historitë që ka patur bota me këtë fatkeqësi natyrore, është kuptuar se Diaspora ka një rol thelbësor në rindërtimin e zonave të prekura.
Gjatë fjalës së mbajtur Rama përmendi edhe fjalë nga Librat e Shenjtë ku thuhet se Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar.
“Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar. Të gjitha rastet e tërmeteve kanë një të përbashkët. Diferencën e ka bërë ndërveprimi i atij populli brenda dhe jashtë. Pra Diasporat e vendeve të goditura kanë qenë faktor i madh në rindërtim”, tha Rama./abcnews.al