Rama viziton dy familje viktimash në Durres, tashmë jetojnë si fqinjë

schedule17:57 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 17:57 - 12 Dhjetor, 2019

Fatkeqësia bëri bashkë familjet që humbën të afërmit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit. Pas vendimit të qeverisë për të sistemuar në banesa këto familje, kryeministri Rama ishte paraditen e të enjtes në familjen e Ajet Meçajt, oficerit që mëngjesin e tërmetit humbi nën rrënojat e këtij pallati në Durrës bashkëshorte, vajzën dhe mbesën.

“Unë nuk pata mundëis të dilja pasi u bllokua dera e dhomës  dhe pasi u tund shumë bëri edhe një goditje lart poshtë. Vajzën e dëgjoja që thërriste babi, mbesën që thoshte gjyshi”.

Mes dhimbjes, Ajeti rrëfen komunikimet e fundit me vajzën dhe mbesën.

“Me vajzën komunikoja verbalisht, nuk e shikoja por flisja, aj nuk më thoshte që vajza kishte mbaruar, këtu e kam tha”, shprehet Ajeti.

Këshillën si burri burrit, kryeministri ja dha duke kujtuar amanetin e fundit që babai i tij i kishtë dhënë

“Babai im thoshte, unë thoja çfarë më thotë ky këtë gjë, e kuproj…Kur shkonim ndonjëherë në këto vdekjet që ndodhin në këto zonat e mamasë time, aty e kanë me vaj me tmerre dhe më thoshte, aman kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë dhe as nuk do mërzitesh vetë se më duket këto lloj vajesh nuk e lënë të vdekur me vdekë”, tha Rama.

Në hyrjen përballë kryeministri ishte në familjen e Fatmir Gjanës, i cili humbi bashkëshorten në pallatin 6 katësh që u zhyt dy kate nën tokë mëngjesin e 26 nëntorit. Mirënjohjen, Fatmiri e ka për Luanin, zjarrëfikësin nga Vlora që e nxorri nga rrënojat.

Për të treguar punën e jashtëzakonshme që kanë bërë ekipet e kërkim shpëtimit, Rama solli në vëmendje edhe kurajon e treguar nga personat që ngelën nën rrënoja duke kujtuar rastin e Klajdi Qatos te Vila Palma.

“Ai cuni atje i thanë se bënin pyetje, ai kishte 20 orë dhe i thotë një nga ata shqiptarët sa bëjnë 3 dhe 3, edhe ai atje i thotë, sipas kujt i do sipas Lul Bashës apo sipas Edi Ramës o zot”, tha Rama.

Djalit të Familjes Gjana, i kërkoi heqjen e vëthit që mbante, duke rrëfyer edhe historinë e vendimit që e futi edhe drejt politikës.

“Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pasur edhe unë një vath kur isha sa ti, 29. Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba, isha në Paris’, tha kryeministri.

Qeveria ka vendosur të akomodoj në mënyrë përfundimtaare të gjithë familjet që humbën familjaret e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu me vendim qeverie këto familje do te trajtohen përjetësisht me pension special./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!