Rama vizitë zyrtare në Berlin, bashkëbisedim me politikanët në Bundestag

schedule09:59 - 19 Maj, 2022

schedule 09:59 - 19 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin.

I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung, kryeministri Rama do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.

“Berlin – I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag”, shkruan kryeministri Rama në një postim, teksa publikoi edhe foto nga takimet në Berlin.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

/abcnews.al/