Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama vizitë në Itali e Spanjë/ “Kryeministri, mjeshtër i komunikimit”, Nura: Bisedime për integrimin dhe emigracionin, priten marrëveshje të rëndësishme!

schedule13:35 - 16 Prill, 2026

schedule 13:35 - 16 Prill, 2026

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Artur Nura komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali ku do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni dhe Presidenti i KiE, Antonio Costa.

Gjithashtu kryeministri Rama do të zhvillojë edhe një vizitë pune në Spanjë, ku do të pritet nga kryeministri Pedro Sanchez.

Nura u shpreh se këto vizita të kryeministrit Rama i sheh si shumë të rëndësishme, dhe se në fokus të takimeve do të jetë integrimit, ndërsa shtoi se gjithashtu pritet të firmosen edhe marrëveshje të rëndësishme.



“Basti politik i kësaj qeverie është integrimi. Rruga nuk është e thjeshte, duhet të plotësojë të gjitha kriteret dhe pjesa politike duhet të jetë sa më dinamike. Lobimi është i drejtpërdrejtë, Sanchez e Meloni janë pika nevralgjike të Bashkimit Europian. Edhe Antonio Costa përbën instrumentin ekzekutiv të BE. Por këta dy kryeministrja janë finalja, pra të dy këta kryeministrja janë pik nevralgjike në Bruksel. Besoj se në Romë do të ketë një konferencë, dhe do të flitet edhe për anën ekonomike dhe ushtarake. Zoti Rama në emër të miqësisë që ka me Melonin i ka ofruar një ndihmë jo të vogël, për qendrën e emigrantëve. Besoj se edhe kjo mund të jetë një nga pikat e diskutimit. Po ashtu edhe me Sanchez jam i sigurt që o të lobojë drejtpërsëdrejti për ndihmë. Të dy këta personalitete të BE, kanë ndërtuar një dialog…”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Nura tha se kryeministri Rama është mjeshtër i komunikimit.

“Kryeministri jonë është një nga mjeshtrat më të mirë të komunikimit. Dhe ai vetë ka ndërtuar një performancë të mirë me administratën e Trump dhe familjen e tij. Pra mund të jetë edhe njëlloj ndërmjetësimi shumë modest, për të ndërtuar një dialog sa më të mirë me administratën e Trump”, tha ai, duke shtuar: “Ne kemi ndërtuar një preferencë me SHBA dhe Izraelin, kjo preferencë në analizën e dikujt mund të jetë  e tepruar, por në analizën time nuk është. Sepse Shqipëria nuk ka pse të jetë pjesë e debatit gjeopolitik. Dhe në këtë rast sipas meje Rama ka parë interesin shqiptar”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!