Rama: Vendi pa Kushtetuese, se BE na kërkoi të pastronim drejtësinë nga korrupsioni

schedule10:38 - 4 Tetor, 2019

schedule 10:38 - 4 Tetor, 2019

Në takimin rajonal të ministrave të drejtësisë të thirrur nga Majlinda Bregu, kryeministri Rama u shpreh i lodhur nga pretekstet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të mos pranuar Shqipërinë. Gjithësesi, kreu i qeverisë tha se vendi ynë nuk ka rrugë tjetër, veçse të vazhdojë të dojë BE-në, me shpresën se një ditë do të jemi bashkë.

“Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë”. Për këtë qëllim, Majlinda Bregu mblodhi në Tiranë ministrat e drejtësisë së Ballkanit Perëndimor, por Edi Rama, i cili erdhi me 20 minuta vonesë, solli me vete pesimizmin  se Brukseli nuk po tregohet i drejtë dhe i ndershëm me kushtet e herëpashershme.

Rama: Në fund na thoni, çuna të mirë e goca të mira po jo tamam. Por ne nuk kemi zgjedhje dhe alternativë tjetër, ne na duhet të vazhdojmë t’ju duam e të besojmë tek kjo martesë e jona. Është fruestruese, ne na thuhet gjithmonë që ju duam e një ditë do të jemi bashkë, por duhet të përmirësoheni, të përmirësoheni e të përmirësoheni.

Edhe Majlinda Bregu, ka dilemat e saj.

Bregu: Nuk arrij ta kuptoj se pse sa herë na duket që jemi më afër, krijojmë distanca edhe më të mëdha.

Për kryeminstrin Rama, kushtet e reja janë të pakuptimta.

Rama: Dhe tani, cili është problemi? Tani problemi është që nuk ka gjykatë kushtetuese. Ëëë?  Kjo? Po ne na u tha që duhet ta pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal thotë se reforma në drejtësi është një punë voluminoze që Shqipëria e ka bërë si askush tjetër.

Bregu: “Sikur të ishin të gjitha të hapura të gjitha diskutimet me kolegët tanë rajonalë mbi procesin e vettingut apo habia mbi numrin e lartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që dilnin jashtë sistemit, përmes dorëheqjeve dhe shkarkimeve të ishin po aq publike, jam e bindur që të gjithë do ta kuptonin më mirë se “it’s all about justice”. Duhet të paguash një çmim”.

Ambasadori i BE-së, është më optimisti për rrugëtimin e vendit tonë.

Soreca: Shumë pak vende në botë kanë bërë këtë lloj transformimi apo shndërrimi të thellë e kanë pasur këtë lloj monitorimi ndërkombëtar.  Pa reformën në drejtësi, është e qartë se Shqipëria do të kishte pritur për shumë vite të tëra për të arritur këtë moment të rëndësishëm në të cilin gjendemi.

Në kushtet kur Bashkimi Evropian i  dikurshëm, nuk ngjan aspak më të sotmin, Edi Rama ka një shpresë në botën e përtejme.

Rama: Çfarë të bëjmë? Duhet t’i referohemi Xhefersonit, Adenauret, De Golit e të shpresojmë që shpirtrat e tyre do të sjellin më shumë energji të mira për këta liderë që janë sot gjallë.

Merkel tha që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe ky është dështim, por unë citoj kancelarin kur tha që ishim ne që kërkuam ta patronim sistemin dhe a kanë faj ata që pastruan sistemin a duhet t’u hedhim faj apo t’i përgëzojmë. Ne nuk po kërkojmë të jemi shtet anëtar por një rrugëtim që do kërkojë shumë kohë kohë të gjatë. Hapi tjetër do jetë një Gjykatë funksionale, por fakti që nuk ka Gjykatë Kushtetuese në këtë moment tregon sukses jo dështim dhe është një person në Komisionin Evropian që mendon si unë tashme jemi dhe qshqyr q ëpesoni tjetër ka mundësinë të bëjë Gjermaninë që të thotë PO.

Nuk ia hedh fajin Europës po kush tjetër më shumë se Franca ka të drejtë të thotë Evropa nuk po funksionin si duhet. Ajo që nuk kuptoj është që pasi Evropa të hyjë në proces të fillimit të reformës së vet atë që thotë Macron atëherë si mund të na kërkojnë ne thellimin e reformave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!