Rama vazhdon sot takimet me liderët e partive politike në Kosovë

schedule07:49 - 30 Qershor, 2020

schedule 07:49 - 30 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.

Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndërkohë pritej që kryeministri Rama të takohej me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit ka refuzuar takimin e kryeministrin Rama.

Vizita e kryeministrit në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale ngriti aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.