Rama: Vaksinimi të bëhet me fasha orare, nëse është nevoja të punohet me tre turne

schedule14:42 - 28 Mars, 2021

schedule 14:42 - 28 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama i kërkoi mjekëve dhe ministres Manastirliu në Kombinat që vaksinimi i popullsisë të vazhdojë me fasha orare për të shmangur radhët e krijuara pak ditë më parë në Vlorë. Rama gjithashtu kërkoi që të rritet numri i dozave që bëhet brenda ditës për sa kohë ka sasi vaksinash të siguruara.

“Duhet të vendosen orare, Se në disa qendra në Vlorë ka pasur grumbullime për shkak se janë lajmëruar të gjithë për në orën 10:00. Do të punojmë edhe me tre turne nëse do jetë nevoja. Mund të rritet numri. Nuk ka pse ta bëjmë vetëm me 200. Mund ta bëjmë me 300 edhe më shumë se kjo është qendër e madhe”, tha Rama.

Ministrja Ogerta Manastirliu sqaroi se janë përpjekur të punojnë me fasha orare por ka prej atyre që vijnë para orarit të caktuar për të marrë vaksinën. “Me fasha orare në fakt kemi operuar. Pavarësisht se të moshuarit vijnë para kohe”, tha ministrja.

Procesi i vaksinimit në Kombinat u ndoq edhe mjekja Silva Bino./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!